Ballina Aktualitet Kosovë Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Një ushtar i San Marcos, Teksas, ka vdekur të enjten e kësaj jave në një incident të pandërlidhur ushtarakisht, ka bërë me dije Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Conrad A. Robinson, 36 vjeç, vdiq të enjten në kampin Bondsteel në Kosovë, ka njoftuar Pentagoni, transmeton Koha.net.

“Jemi jashtëzakonisht shumë të mërzitur me vdekjen e Rreshterit Conrad Robinson. Robinson ka qenë i njohur përreth batalionit për buzëqeshjen e tij infektuese, për humorin dhe zemrën e tij të butë. Ishte definicioni i shërbimit të pashoq dhe çdo ditë u kushtonte kohë Ushtarëve t’i dëgjojë e t’i mentorojë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka thënë Nënkoloneli Kevin Kelly.

Kelly është komandant i Batalionit Mjekësor 261 nga Fort Bragg, Karolina Veriore, ku ishte i caktuar edhe Robinsoni.

Robinson ishte veteran 18 vjeçar dhe ishte në turneun e tij të fundit në detyrë, sipas nënës së tij, Synthia Robinson.

“Ende s’po mund të besoj”, tha ajo për NBC 7. “Nuk po mund të besoj se ai ka shkuar”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews