Ballina Bota Vendi që i siguron Putinit çdo vit 114 milionë euro…

Vendi që i siguron Putinit çdo vit 114 milionë euro…

Lideri rus, Vladimir Putin, është adhurues i madh i gjërave me shkëlqim, ndërsa masivi Kondyor në Siberinë lindore është miniera e mineraleve të tij të preferuara.

Putini besohet se ka një pasuri prej 150 milionë funte, duke i krijuar mundësinë për të bërë një jetë mbreti.

Ndërsa bosi i Kremlinit kënaqet me pasurinë e deritashme, Daily Star raporton për burimin e tij të pashtershëm të pasurisë.

Minerali i platinit…

Fjala është për masivin Kondyor, ku ka diçka më të vlefshme se ari: platini! Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, nga aty janë gërmuar 85 mijë tonelata të platinit.

Më 2011 nga aty janë nxjerrë afro 3,500 kilogramë që vlerësohen në 100 milionë funte (114 milionë euro).

Ora e Putinit…

Gërmimi aty nuk ndalet kurrë. Dhe, si dëshmi të “dashurisë” ndaj platinit, Putini ka një orë nga ky metal që kushton jo më pak se 464 mijë euro.

Kur ka nisur shfrytëzimi i masivit, ekspertët thanë se ishte formuar nga goditja e meteorit ose vullkanit.

Duke kërkuar përgjigjen ata kuptuan se ky është vend i metaleve të çmuara.

Gërmimet nuk ndalen…

Platini vlen më shumë se ari. Në vit nxirren 160 ton platin në krahasim me 1,500 ton ar.

Kështu, presidenti rus që ka një flotë prej 700 makinash dhe rreth 20 prona luksoze, nuk e ka pasur problem të realizojë pasurinë veç nga këto minerale të çmuara të Siberisë.

Nga Kremlini mohohen pretendimet e tilla duke thënë se ai bën jetë modeste dhe se kishte vetëm 100 mijë funte të ardhura më 2015.

@tn.lajmelokale
@tetovanews