Ballina Aktualitet Rajoni Vllasi flet për demonstratat e vitit 1981, thotë se ishin gabim

Vllasi flet për demonstratat e vitit 1981, thotë se ishin gabim

Avokati dhe ish- zyrtari i lartë në Kosovë gjatë ish – Jugosllavisë, Azem Vllasi i sheh të gabuara demonstratat e vitit 1961. Siç thotë ai, nuk ishte koha për demonstrata të tilla.

“Pa i mohu motivet patriotike për rrethanat e kohës, koha, konteksti politik nuk ishte fare i përshtatshëm që në atë mënyrë me demonstrata nëpër rrugë të shprehet dëshira dhe vullneti për avancimin e pozitës kushtetuese prej pozitës të cilën e kishim prej Kushtetutës së vitit 1974”, tha ai në në T7.

Ndërsa se për atë se a kanë qenë këto demonstrata të planifikuara apo spontane, Vllasi thotë se edhe ata që kanë qenë në krye të tyre nuk tregojnë.

“Edhe ata që kanë qenë në krye të demonstratave sot e atë ditë s’po kallëzojnë”, shpjegoi Vllasi./gazetametro.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews