Ballina Aktualitet Rajoni Vuçiq i dorëzuar: Mund të kemi kompromis të dhimbshëm për Kosovën

Vuçiq i dorëzuar: Mund të kemi kompromis të dhimbshëm për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pranoi se vendi i tij mund të bëjë kompromis të dhimbshëm për Kosovën. Kreu i shtetit tha se Perëndimi nuk e lejon Serbinë të diskutojë për pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë herë u shfaq më i dorëzuar se kurrë, ku nënvizoi se zgjidhja përfundimtare e problemit me Kosovën mund të jetë e dhimbshme. Në një intervistë për median e Beogradit “Novosti”, tha se duhet të arrihet një kompromis përfundimtar me Prishtinën në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Vuçiç theksoi se Kosova duhet ta kuptojë se nuk do të ketë të ardhme në rast se nuk ka marrëveshje që kënaq dy palët. Megjithatë, Presidenti serb u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt shteti i tij do të mund të pranojë kompromise, edhe nëse ato mund të jenë të “dhimbshme” për dikë.

“Se Serbia të japë gjithçka, pa marrë asgjë, nuk është reale e as e mundur. Është e vështirë që të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore thonë se çështja territoriale e Kosovës është zgjidhje që s’duhet diskutuar dhe ata nuk do të heqin dorë prej saj”, është shprehur numri një i Beogradit zyrtar.

Megjithatë, Vuçiç theksoi se Serbia duhet të përpiqet të gjej një alternativë se çfarë mund të fitojë.

“Si për serbët në Kosovë, por edhe për Serbinë, shumë njerëz e harrojnë këtë. Kjo nuk është vetëm një çështje e serbëve të Kosovës. Ata janë të rëndësishëm, mirëpo ne duhet t’i shikojmë edhe interesat e përgjitshme për banorët që jetojnë në Serbi”, deklaroi ai.

Ndërsa në fund pranoi se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk do të ketë anëtarësim në BE. Nga ana tjetër tha se Serbia nuk ka aspirata për anëtarësim në NATO./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews