Ballina Aktualitet Rajoni Vuçiq tregon se si luante dikur shah me shqiptarët (VIDEO)

Vuçiq tregon se si luante dikur shah me shqiptarët (VIDEO)

Aleksandër Vuçiq ka thënë në një intervistë për Klanin se dikur luante shah vazhdimisht me shqiptarët.

Duke folur në një intervistë të rrallë të tij për një media serbe, ai deklaroi se kundërshtarët më të fort në shah i kishte shqiptar.

“Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë”, ka deklaruar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Artikulli paraprakGjysma e vendeve të Ballkanit marrin pjesë në hapjen e Ambasadës amerikane në Jerusalem (mes tyre dhe Shqipëria)
Artikulli tjetërKështu u protestua sot kundër mbylljes së magjistrales Kaçanik – Han i Elezit (VIDEO)