Ballina Aktualitet Lajme ZAEV DHE CIPRAS REALIZOJNË BISEDË TELEFONIKE

ZAEV DHE CIPRAS REALIZOJNË BISEDË TELEFONIKE

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras kanë zhvilluar një bisedë telefonike në periudhën pasi kanë njoftuar forcat politike për bisedimet për çështjen e emrit.

Televizioni grek “Skai”, thotë se temë e bisedës ka qenë implementimi i Erga-Omnes dhe për emrat që dalin nga pakoja e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic.

“Sipas informacioneve që i kemi, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, pasi javën e kaluar kanë informuar presidentët dhe liderët e partive politike, kanë kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike të paktën një herë ose dy herë dhe duhet shtuar se zyrat diplomatike të dy kryeministrave janë në kontakt të vazhdueshëm. Në këto biseda telefonike temë bisede ka qenë Erga-Omnes, gjegjësisht cili emër do të ishte e mundur që të zgjidhet nga pakoja e Nimicit dhe të shfrytëzohet edhe për brenda shtetit ashtu edhe jashtë”, ka publikuar televizioni grek.

@tn.lajmelokale
@tetovanews