Ballina Bota Zhduken në mënyrë misterioze princat e Arabisë Saudite

Zhduken në mënyrë misterioze princat e Arabisë Saudite

Një numër ende i pacaktuar princash janë zhdukur gjatë javëve të fundit në Arabinë Saudite duke nxitur debatet për një luftë të hapur të princit të kurorës, Muhamed bin Salman, ndaj atyre që i cilëson kundërshtarë të marrjes së pushtetit prej tij.

Njëri prej tyre, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është zhdukur që prej 12 majit dhe OKB ka kërkuar informacion zyrtar nga Mbretëria e Arabisë Saudite se çfarë është duke ndodhur me të.

Ndërkohë, media të ndryshme spekulojnë se edhe vetë Muhamed bin Salman, princi që do të marrë kurorën pas babait të tij është zhdukur që prej muajit prill.

Në Mbretërinë e Sauditëve ka një përplasje të fortë për pushtet kohët e fundit sipas mediave ndërkombëtare, të cilat portretizojnë Muhamed bin Salman si personin që po mbledh të gjitha pushtetet në duart e tij, ndërkohë që ka ndërmarrë gjithashtu edhe shumë reforma për modernizimin e vendit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews