Ballina Aktualitet Lajme “Zonja e hekurt” që po e gjykon ish-ministrin Saimir Tahiri

“Zonja e hekurt” që po e gjykon ish-ministrin Saimir Tahiri

“Arrest shtëpie” ishte masa që iu komunikua këtë të shtunë Saimir Tahirit, ish-ministrit të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Kjo masë erdhi disa ditë pasi Saimir Tahiri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit, me pretendimin se do të përballet me drejtësinë.

Po kush është gjyqtarja që vendosi këtë masë për ish-ministrin? Ajo është Liljana Baku, gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila ka gjykuar qysh në hetimet paraprake dosjen në ngarkim të Tahirit.

Është e njëjta gjyqtare që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Liljana Baku njihet edhe si gjyqtarja e dosjeve “të forta”, pasi ajo ka gjykuar edhe Nezar Seitin, i ashtuquajturi financier i bandës së Habilajve, transmeton Shekulli.

E njëjta gjyqtare la në burg dhe biznesmenin Orest Sota, i kapur me një shumë të madhe parash në makinë, por që ai e fitoi lirinë më tej në Apel.

Baku ka qenë edhe një ndër gjyqtaret që ka gjykuar nipin e diktatorit, Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i arrestuar në kuadër të operacionit “Xibraka”.

Artikulli paraprakKatalonia nuk arrin ta zgjedh presidentin
Artikulli tjetërXhaferi: BDI nuk do ta shfrytëzojë Ligjin e Gjuhëve për marketing politik para zgjedhjeve