Ballina Bota Zviceranët, më të sigurt se kurrë për të ardhmen e vendit të...

Zviceranët, më të sigurt se kurrë për të ardhmen e vendit të tyre

Rreth 95 për qind të zviceranëve ndihen shumë të sigurt ose  me tendencë të sigurisë së plotë. Këtë rezultat e ka sjellë studimi më i ri vjetor mbi sigurinë, i realizuar nga Universiteti ETH i Cyrihut.

“Është një përqindje e lartë çfarë nuk e kemi pasur asnjëherë deri tash në matjet tona”, ka thënë për sda.ch Tibor Szvircsev Tresch nga Akademia Ushtarake e ETH-së.

Arsyet për një rezultat të tillë, autorët e studimit i shohin në faktin se zviceranët kanë një besim të madh te institucionet dhe autoritetet e vendit, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, ata vazhdojnë ta shohin edhe të ardhmen e Zvicrës me sy shumë pozitivë, ndërkohë që gjendjen politike në botë e gjykojnë me pesimizëm.

Për realizimin e studimit “Siguria 2018”, ETH i Cyrihut ka anketuar në janar të këtij viti rreth 1200 zviceranë me të drejtë vote.

@tn.lajmelokale
@tetovanews