Ballina Aktualitet Lajme Zyrtarët bullgarë: Maqedonia e Ilindenit, zgjidhje e mundshme

Zyrtarët bullgarë: Maqedonia e Ilindenit, zgjidhje e mundshme

Zyrtarët e lartë bullgarë konfirmuan se “Republika Maqedonia e Ilindenit” është një nga opsionet që është shtuar në tavolinën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës. Ministrja e Jashtme bullgare Zaharieva tha se Ilindeni është pjesë e rëndësishme e historisë së përbashkët bullgare dhe maqedonase. Zaharieva, Minsitre e Jashtme e Bullgarisë

Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata – deklaroi ministrja e Jashtme bullgare Zaharieva.

Ndërsa ministri bullgar i Mbrojtjes tha se kryengritja e Ilindenit është një kryengritje bullgare.

Kam dëgjuar se përmendet Maqedonia e Ilindenit, gjithashtu Maqedonia e Vardarit dhe e Veriut. Kryengritja e Ilindenit është një kryengritje bullgare, pjesë e historisë sonë të përbashkët – deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Karakaçanov./Alsat M

@tn.lajmelokale
@tetovanews