Ballina Aktualitet Kosovë ​Kosovë, Sholtes: Liberalizimi i vizave deri në fund të vitit

​Kosovë, Sholtes: Liberalizimi i vizave deri në fund të vitit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, e quajti të vonshme çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku tha se është dashur të ndodhë para dy vitesh, njëkohësisht me Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Megjithatë, ai në një konferencë për media në Prishtinë u shpreh optimist se liberalizimi mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.

“Ne të gjithë jemi duke u përpjekur në përmbushjen e kërkesave tuaja deh sa i përket muajve vijues, pritjet janë mjaft të mëdha. Mirëpo, siç e dini kjo nuk varet tërësisht nga Parlamenti Evropian.

Ka edhe akterë të tjerë që kanë rol kyç për të luajtur në këtë proces. Mirëpo, sinqerisht shpresoj se rekomandimet nga Komisioni Evropian do të jenë pozitive. Kjo do të jetë njëkohësisht një mesazh shumë i rëndësishëm sa i përket Komisionit Evropian, për të dhënë dritën e gjelbër për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe sinqerisht shpresoj që do të ndodhë deri kah fundi i këtij viti”, tha ai./KosovaPress/

Artikulli paraprakSi ta kuptoni që keni rreth vetes një njeri të lig, që shpërndan vetëm energji negative
Artikulli tjetërTensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, avionë luftarakë mbi hapësirën ajrore greke