Ballina Bota Austria mbyll shtatë xhami. Turqia: Racizëm kundër myslimanëve

Austria mbyll shtatë xhami. Turqia: Racizëm kundër myslimanëve

Tolerancë zero në Austri kund myslimanëve. Qeveria ultra e djathtë ka nisur mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e disa imamëve nga vendi. Klerikët fetarë të shoqatës Atib, Bashkim turko-islamik për bashkëpunimin kulturor dhe social në Austri, janë akuzuar për financime të paligjshme nga jashtë, si dhe shkelje të ligjit austriak mbi Islamin. Ndërkohë, rreth 40 imamë rrezikojnë të humbasin lejen e qëndrimit.

Mbyllja ka të bëjë me katë xhami në Vjenë, su në Austrinë e Sipërme dhe një në Carinzia. Mbyllja ka ndodhur me dekret të zyrës së Kancelarit, kompetent për çështjet fetare. Siç ka theksuar Kancelari Kurz, “në Austri nuk ka hapësirë për shoqëri paralele dhe të radikalizuara”. Zv.kancelari Fpoe Heinz-Christian Strache, ka shtuar se “nuk do të tolerojmë predikues që ushqejnë urrejtje dhe flasin në emër të fesë”.

Mbyllja e xhamive në Austri dhe dëbimi i imamëve, “është fryt i një vale anti-myslimane, raciste, diskriminuese dhe populiste” në vend. Kështu është shprehur Ibrahim Kalin, zëdhënës i Recep Tayyp Erdogan, duke komentuar në “Twitter” vendimin e Vjenës, duke e akuzuar se “kërkon të marrë avantazhe politike, duke goditur komunitetin mysliman”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews