Ballina Aktualitet Lajme Berisha takohet me Zaevin: Lajmi i mirë që më dha kryeministri i...

Berisha takohet me Zaevin: Lajmi i mirë që më dha kryeministri i Maqedonisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, të cilët ndodhen në forumin e Crans Montana, Zvicër. Lajmi është bërë i ditur nga vet ish-kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Në Forumin e Crans Montana në një takim me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev duke diskutuar për zhvillimet në dy vendet tona. Shfrytëzova rastin të uroj Kryeministrin për vendimet e tij të rëndësishme për vendin e tij dhe rajonin.

Pata kënaqësi për njoftimin që Kryeministri më dha për tenderin që qeveria e tij ka hapur për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur

/TPZ.AL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews