Ballina Bota DERISA E GJITHË BOTA PËRCILLTE ÇDO HAP NË SAMIT, NË KORENË VERIORE...

DERISA E GJITHË BOTA PËRCILLTE ÇDO HAP NË SAMIT, NË KORENË VERIORE ASNJË FJALË PËR TË

Televizioni shtetëror i Koresë Veriore ka filluar të emetojë programin informativ në terminin e zakonshëm në orën 15:00, por nuk ka paraqitë asnjë xhirim nga takimi i liderit të tyre Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Në vend të kësaj, spikerja ka folur për vizitën e Kimit nëpër vende të popullarizuara në Singapor, pa fotografi dhe pa xhirime nga turneu i tij, lajmëron BBC.

Ajo çfarë ka lexuar përputhet me tekstin e artikullit të gazetës së partisë në pushtet.

Në artikullin e gazetës thjeshtë është përmendur se Kim “i ka vizituar lokacionet e ndryshme në qytet më 11 qershor, derisa ka qëndruar në Republikën e Singaporit./Insajderi.com./

Artikulli paraprakNuhiu: Së shpejti patent-shoferat e Maqedonisë do të njihen në Gjermani (Video)
Artikulli tjetërBasha: Ja 3 njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE