Ballina Aktualitet Lajme DW: Shqipëria shpëton Merkelin, merr refugjatët në këmbim të negociatave me BE-në

DW: Shqipëria shpëton Merkelin, merr refugjatët në këmbim të negociatave me BE-në

Nën këtë titull, gjermania Deutsche Welle shkruan se Shqipëria mund të shërbejë si një vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Evropian. Një zëdhënës i qeverisë austriake thotë për Deutsche Welle se bisedime për qendra të tilla kanë nisur me Shqipërinë dhe me vende të tjera, por përmend edhe Endri Fugën, shefin e Departamentit të Komunikimit në qeveri, që e mohon një gjë të tillë.

Opozita shqiptare, shkruan Deutsche Welle, aludon në anën tjetër se qeveria do të hapë qendra të tilla me shpresën se kjo do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Sipas Deutsche Welle, Shqipëria gjendet në trajektoren ballkanike dhe ka dalje në Mesdhe. Porti i Durrësit ka kapacitet që të presë një numër të madh individësh që tentojnë të kalojnë detin dhe që mund të përcillen nga anijet e FRONTEX-it. Pasi të kenë mbërritur atje, individët që nuk kualifikohen për azil mund të riatdhesohen, ndërsa ata që e fitojnë azilin, mund të shpërndahen drejt BE-së.

Veç kësaj, Shqipëria nuk është anëtare e bllokut, çka do të thotë se rregullat e Shengenit nuk aplikohen. Vendi nuk është as pjesë e Marrëveshjes së Dublinit që përcakton rregullat e azilit. Sidoqoftë, është anëtar i NATO-s dhe një qendër antiterror është ngritur atje.

Por si mund ta ndihmojë Shqipëria kancelaren Merkel? Në takimin e fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehoffer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë BE-së. Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve mes kancelares dhe ministrit të saj.

Kjo, nënvizon Deutsche Welle, do të plotësonte kërkesën e Seehofferit që aplikimet për azil të plotësoheshin jashtë BE-së. Kjo do të favorizonte partinë e tij në zgjedhjet e pritshme në Bavari, ndërsa koalicioni qeveritar do të rifitonte stabilitet. Shqipëria po ashtu do të fitonte nga kjo marrëveshje. Duke hapur qendrat e pritjes, thotë Deutsche Welle, ajo do të fitojë mbështetje edhe nga forcat më konservatore të bllokut që janë skeptike për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit./DW/

@tn.lajmelokale
@tetovanews