Ballina Aktualitet Lajme EURO ZHVLERËSOHET PËRBALLË LEKUT

EURO ZHVLERËSOHET PËRBALLË LEKUT

Monedha europiane ka rritur një rekord të ri përballë lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 125.4 lekë. Zhvlerësimi i euros përballë lekut ka arritur të njëjtën vlerë me të cilën këmbehej në 2009, e cila ishte periudha e krizës ekonomike. Ekspertët parashikojnë zhvlerësim të mëtejshëm të euros gjatë muajve të ardhshëm.

Euro arrin një zhvlerësim rekord përballë lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit një euro po shkëmbehet aktualisht me 125.4 lekë, ndërsa pritshëmritë janë për një ulje të mëtejshmë gjatë muajve të verës.

Ekspertët parashikojnë një forcim të monedhës europiane vetëm pas tetorit, por edhe kjo nuk do jetë shumë e ndjeshme.

Ky zhvlerësim i euros sipas historikut të Bankës së Shqipërisë është regjistruar për herë të fundit gjatë viti 2009, periudhë kur shumë vende të botës u përfshinë nga kriza ekonomike.

Ndërkohë që prej fillimit të këtij viti monedha europiane ka humbur vazhdimisht pikë kundrejt lekut.

Nga janari deri në muajin maj, monedha europiane ka humbur 7 pikë, duke zbritur nga 134 në 127 lekë.

Një euro e ulet është pozitive për ata qytetarë që kanë kredi në euro pasi tashmë do të paguajnë më pak para për këstet mujore.

Gjithashtu në kete situatë përfitojnë edhe ata qytetarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit pasi paketat do të jenë më të lira.

Por përtej kësaj, një monedhë europiane e dobët do të thotë më pak fitime për eksportet shqiptare.

Një shqetësim ky i ngritur zyrtarisht nga grupet e interesit.

Pavarësisht shqetësimit, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë deklaruar se nuk do të ndërhyjnë në treg, duke e konsideruar këtë zhvlerësim të euros rezultat të kërkesë-ofertës.

Edhe dollari amerikan ka pësuar një ulje kundrejt lekut shqiptar dhe aktualisht një dollar po këmbehet me 107 lekë.

Euro gjatë 2018

Janar 134 lekë

Shkurt 133 lekë

Mars 131 lekë

Prill 129 lekë

Maj 127 lekë

@tn.lajmelokale
@tetovanews