Ballina Bota Evropa do që të trajtohet si vepër penale kthimi i kilometrave të...

Evropa do që të trajtohet si vepër penale kthimi i kilometrave të veturave të përdorura

Parlamenti Evropian me shumicë votash ka votuar raportin mbi manipulimin e kilometrave për shitjen e automjeteve të përdorura, që propozon zgjidhje ligjore dhe për të parandaluar këtë praktikë të paligjshme. Raporti propozon që një mashtrim i tillë të trajtohet si një vepër penale në BE.

Deputetët gjithashtu propozuan një sërë rekomandimesh për të zvogëluar dëmin ekonomik nga mashtrimet e tilla. Masat parashikojnë krijimin e një baze të dhënash evropiane që do të mbledhë informacion mbi kilometrazhin e automjeteve, leximin e rregullt të kilometrazhit gjatë inspektimeve teknike dhe integrimin e zgjidhjeve më të mira teknike nga prodhuesit, tha raporti.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkojnë që mashtrimet në lidhje me kilometrat të trajtohen si një krim dhe për personin që dëshiron të ndryshojë gjendjen dhe personi që do të kryejë ndryshimin, njoftojnë mediat nga Brukseli, përcjell albinfo.ch.

Blerësit jo vetëm që paguajnë më shumë para se sa vlejnë makinën e përdorura, por gjithashtu shpejt rritin kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes dhe automjetet e tilla janë më pak të besueshme në autostrada dhe më shumë ndotin mjedisin.

Studimet tregojnë se mashtrimet me kilometrat janë më të zakonshme në shitjet e automjeteve ndërkufitare. Në mes të 30 dhe 50 për qind të automjeteve të importuara të përdorura kanë kilometrat e manipuluara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews