Ballina Bota Gjen një telefon në rrugë, aty shikon video ku gjyshi përdhunonte mbesën

Gjen një telefon në rrugë, aty shikon video ku gjyshi përdhunonte mbesën

Autoritetet e Kolumbisë kanë zbuluar vendodhjen e një abuzuesi seksual të fëmijëve.

Një qytetar i Kolumbisë ka gjetur një telefon celular në rrugë pa e imagjinuar asnjëherë që kjo do të ishte një provë e madhe të abuzimit seksual të një gjyshi ndaj mbesës së tij.

Pasi qytetari i ka parë videot pornografike që subjekti në fjalë i ka bërë me telefonin e tij celular, i është drejtuar menjëherë policisë.

“Nuk kishim asnjë element të sigurt që na jepte sigurinë që ky person ishte shtetas Kolumbian, ose, se këto video ishin realizuar brenda territorit të Kolumbisë, krejt se çka ne kishim ishte një video me përmbajtje seksuale në një telefon mobil, nuk kishim asgjë më shumë”, kishte thënë Luis Miguel Morales, shef i policisë.

Pas një analize të gjatë, si dhe studimit të karakteristikave morfologjike të vajzës, zbuluam se ajo ishte nga Bogota, si dhe ata kontrolluan listën e thirrjeve, dhe me ndihmën e rrjeteve sociale, gjetën vendndodhjen e viktimës./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews