Ballina Bota Greqia dhe Spanja pranojnë të marrin azilkërkuesit që ndodhen në Gjermani

Greqia dhe Spanja pranojnë të marrin azilkërkuesit që ndodhen në Gjermani

Gjermania ka arritur një marrëveshje me Greqinë dhe Spanjën për të kthyer migrantët të cilët janë regjistruar më parë për azil në këto vende, një masë e përkohshme për të bllokuar migracionin dytësor deri sa një politikat në nivel BE-je të hynë në fuqi, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane në “Twitter”.

“Marrëveshja, që u arrit në kuadër të samitit të BE-së në Bruksel, parashikon që Greqia dhe Spanja të marrin pas migrantët që vijnë në Gjermani nga kufijtë e saj jugorë me Austrinë”, sipas një deklarate të publikuar nga Steffen Seibert.

“Ne theksojmë këtë fakt se shtetet anëtare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë nevojë për më shumë mbështetje, si financiarisht edhe në aspektin e forcave policore dhe të ekspertëve në çështjet e azilkërkuesve”, thuhet në këtë deklaratë, njofton ata.

Marrëveshja e arritur nga liderët e BE-së pas bisedimesh maratonë të zhvilluara dje parashikon qendra të migrantëve që do të ngrihen në vende të ndryshme të BE-së në formë vullnetare, ku migrantët do të mbahen ndërkohë që zhvillohen procedurat për azil.

@tn.lajmelokale
@tetovanews