Ballina Aktualitet Rajoni Kotzias: Kam marrë 800 kërcënime, më dërguan zarfin me plumba…

Kotzias: Kam marrë 800 kërcënime, më dërguan zarfin me plumba…

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka folur ditën e sotme për disa kërcënime që ka marrë për jetën.

Ai, i revoltuar, ka akuzuar prokurorinë për mosreagim, raporton myksms.gr.

Në një intervistë të dhënë për radio 24/7, Kotzias ka thënë se i kanë dërguar një kuti me gjak dhe plumba në një zarf.

“Kam marrë 800 kërcënime kundër jetës sime dhe familjes sime. Më kanë derguar plumba në zarf dhe kuti me gjak”- tha ai.

“Sepse këtu nuk kemi vetëm me shpifje, këtu ka vepra penale që shkojnë në krime”, ka deklaruar i shqetësuar ministri i Jashtëm grek.

Sipas tij, kërcënimet lidhen me negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews