Ballina Bota Kush udhëheq me Korenë Veriore kur Kim është në udhëtim?

Kush udhëheq me Korenë Veriore kur Kim është në udhëtim?

Përderisa e gjithë vëmendja botërore është përqendruar në takimin në mes të presidentit amerikan Donald Trump, dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, dihet shumë pak se kush udhëheq me vendin përderisa Kim gjendet në udhëtim.

BBC raporton se Kim ka lënë prapa vetes dy persona që mund të jenë përgjegjës; liderin ceremonial të vendit, Kim Yo-jong dhe një zyrtar të lartë shtetëror, Choe Ryonh-hae.

Kim udhëtoi drejt Singaporit më 10 qershor, i shoqëruar nga dora e djathtë e tij, Kim Yong-chol si dhe motra e tij, Kim Yo-jong, e njohur për ndikimin e madh që ka. Trump dhe Kim kanë bërë një shtrëngim duarsh historik, duke u bërë kështu presidentët e parë të këtyre vendeve që takojnë palën tjetër. Mirëpo, detaje të tjera nga takimi ende mbeten të paqarta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews