Ballina Bota Lajmi i mirë për shqiptarët që jetojnë në Zvicër

Lajmi i mirë për shqiptarët që jetojnë në Zvicër

Janë ulur çmimet e apartamenteve me qira në muajin maj në Zvicër. Me një minus 1.5 për qind, kërkesa për apartamente me qira është kthyer në nivelin e fillimit të vitit.

Këtë e tregon ImmoScout24 në bashkëpunim me firmën konsulente të pasurive të patundshme IAZI AG Real Estate Offer Index. Gjatë 12 muajve të fundit, indeksi i ofertës së pasurive të patundshme zvicerane ka shfaqur një prirje të lehtë në rënie prej minus 0.7 për qind, shkruan albinfo.ch.

Zhvillimi i mbarëkombëtar i apartamenteve me qira karakterizohet veçanërisht me një rënie në rajonin e Liqenit të Gjenevës (-1.4 për qind) dhe në zonën e Cyrihut (-0.3 për qind). Niveli i çmimit të qirasë në këto dy rajone është shumë më i lartë se mesatarja zvicerane.

Në Zvicrën Veriperëndimore (-0.8 për qind), Ticino (-0.4 për qind) dhe në Zvicrën Qendrore (-0.3 për qind) është vërejtur një rënie e lehtë. Vetëm Zvicra Lindore (+0.6 për qind) tregon një rritje të qirave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews