Ballina Teknologji LG V40, smartfoni i parë në botë me pesë kamera

LG V40, smartfoni i parë në botë me pesë kamera

Kompania e njohur LG tashmë ka lansuar dy anëtarët e rinj të serisë V për 2018-ën, V30S ThinQ dhe V35 ThinQ, ata në thelb janë vetëm përpunim i V30-shit të vitit të kaluar, në nivele të ndryshme.

Gjithashtu, kompania është duke punuar në pasardhësin e vërtetë të këtij modeli [V30], i cili mund të quhet V40, transmeton Koha.net. Dhe ky smartfon i ri, sipas raportit të ri, do të ketë jo më pak se pesë kamera në total. Tre prej tyre në pjesën e pasme dhe dy në pjesën e përparme. Po ashtu, thuhet se LG mund të përdorë teknologjinë 3D për identifikim të fytyrës duke përdorur dy kamera.

Deri tani kemi parë shumë smartfonë me katër kamera (dy në pjesën e pasme dhe dy në pjesën e përparme, ose tre në pjesën e pasme dhe vetëm një në pjesën e përparme – të cilën e ka Huawei P20 Pro), por LG V40 duket se do të ketë epitetin sa i përket kamerave sepse do të jetë smartfoni i parë në botë me pesë kamera (tre prapa dhe dy për selfie).

LG V40, po ashtu, thuhet se do të vijë me prerje (notch) në ekran dhe duket se do të jetë pak më i madh se G7. Por, ende nuk dihet nëse do të vijë me ekran OLED apo LCD.

Sa i përket specifikave të tjera, V40 pritet të vijë me procesor të fundit të Qualcommit – Snapdragon 845, një buton të veçantë për Google Assistant i cili do të jetë i vendosur anash (afër butonave për rritjen/uljen e zërit, si dhe me skaner për gishta të vendosur në pjesën e pasme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews