Ballina Bota Mafia italiane “eksporton” në Gjermani gjobat ndaj bizneseve

Mafia italiane “eksporton” në Gjermani gjobat ndaj bizneseve

“Jemi një kooperativë asistence me përvojë dhjetëvjeçare.

Ju garantojmë sigurinë për familjet tuaja dhe një policë sigurimi që ju këshillojmë të mos e refuzoni.

Çdo muaj, në restorantët tuaja do të kalojnë të ngarkuarit tanë me punë, që do të prezantohen në emër të shenjtorit tuaj mbrojtës.

Ju duhet të përgjigjeni me një ofertë spontane sepse çdo ofertë që nuk jepet me zemër apo vonohet, dëmton shenjtorin mbrojtës, por edhe mëkatarin”.

Me këtë tekst, mafia italiane u kërkon restoranteve t’i paguajnë “haraçin” e përmuajshëm.

Një fenomen i njohur si “pizzo” sidomos në Italinë e Jugut, ku vepron mafia, terreni ku ajo përfiton është jashtë kufijve të vendit. Në Gjermani, pronarët italianë të restoranteve e kanë marrë një paralajmërim të tillë. Shumë prej tyre janë larguar nga Italia pikërisht për t’i shpëtuar këtij presioni.

Paralajmërimet kanë nisur që prej vitit 2007 dhe kanë nxitur themelimin e shoqatës “Mafia nein danke” (Mafia, jo faleminderit).

Që prej asaj kohe, investimet e mafias në Gjermani janë shtuar, edhe pse autoritetet vendase kanë kryer arreste dhe kanë gjetur lidhje të grupeve atje me Ndraghetën në Kalabri. (TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews