Ballina Bota Marrëveshja historike mes SHBA dhe Koresë së Veriut, por kush janë dy...

Marrëveshja historike mes SHBA dhe Koresë së Veriut, por kush janë dy njerëzit që fshihen pas saj…?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nënshkruan sot marrëveshjen historike mes dy vendeve, duke lënë pas të kaluarën.

Presidenti amerikan premtoi shumëçka përmes një konefernce për shtyp pas takimit të zhvilluar, ndërsa u njoftua se do të fillojë shumë shpejt denuklearizimi.

Fillimisht ata shtrënguan duart mes njëri-tjetrit. Trump i hodhi dorën në shpatull presidentit të Koresë së Veriut ndërsa u shfaq tepër entuziast pas bisedës 45 minuta kokë më kokë mes tyre (vetëm me përkthyesit).

Mediat botërore kanë fokusuar foton mes tyre teksa nënshkruajnë marrëveshjen, foto e cila deri më tash mund të cilësohet si “shkrepja” që do të hyjë në librin e historisë.

Jo pa qëllim media ndërkombëtare është fokusuar edhe tek dy njerëzit kyç që qëndrojnë pas tyre gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Në tavolinën e përbashkët ku u firmos marrëveshja, shihet Presidenti i Koresë së Veriut me syze krejt i heshtur, por që hedh ndonjë vështrim nga Presidenti amerikan. Në anën tjetër, Donald Trump shfaqet euforik para medias duke menduar se sot është firmosur një akt historik.

Vetëm shumë pak, pas shpatullave të tyre qëndrojnë në këmbë dy njerëzit hije të kësaj marrëveshje. Ata janë motra e vogël e Presidentit të Koresë së Veriut, Kim Yo-jong, dhe në anën tjetër Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit, të cilët shkëmbejnë dokumentet e marrëveshjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews