Ballina Bota Mbyllja e xhamive, Erdogan paralajmëron Austrinë: Ky veprim po e dërgon botën...

Mbyllja e xhamive, Erdogan paralajmëron Austrinë: Ky veprim po e dërgon botën drejt luftës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e disa imamëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Erdoğan rikujtoi se në të kaluarën janë shkatërruar xhamitë dhe medresetë. Duke theksuar se edhe shkencat islame ishin bërë të pamundura për t’u mësuar, Erdoğan tha se ky qëndrim pothuajse ka shpallur luftë ndaj xhamive, ezanit, fesë e adhurimit.

“Çfarë dallimi ka qëndrimi i atëhershëm me atë të kryeministrit të Austrisë. Edhe ata tani po bëjnë hesape e plane për t’i mbyllur xhamitë në Austri. Ku po shkon kjo?

Frikësohem nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës.

Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona të tyre. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka?

Do t’i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka”, deklaroi presidenti Erdoğan.

@tn.lajmelokale
@tetovanews