Ballina Aktualitet Lajme Mediat greke: Zaev-Cipras bien dakord për emrin “Maqedonia e Veriut”

Mediat greke: Zaev-Cipras bien dakord për emrin “Maqedonia e Veriut”

Republika e Maqedonisë së Veriut është emri për të cilin kanë rënë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras, ndërkohë që marrëveshja midis dy vendeve do të nënshkruhet gjatë fundjavës, me siguri të shtunën, në Prespë, në territorin grek, bëjnë të ditur mediat greke.

Megjithatë, gjithçka do të bëhet e qartë sot pas bisedës telefonike midis dy kryeministrave, që sipas medias greke, thonë se është shumë e rëndësishme dhe e sigurtë se do të gjendet një zgjidhje.

“Çështja e Shkupit: një hap para marrëveshjes!,

“Sot përfundon çështja e Shkupit”,

“Sot biseda e rëndësishme telefonike”,

“Maqedonia e Veriut, emri i dakorduar”,

janë një pjesë e shkrimeve në mediat greke, në prag të bisedës së sotme të re telefonike.

Mediat greke sot i transmetojnë edhe mesazhet që dje i dërguan si kryeministri i Maqedonisë përmes intervistës për “Telmën” kështu edhe shefi i diplomacisë greke përmes televizionit “Kontra” dhe optimizmit që e shprehu edhe Zoran Zaev edhe Nikos Kotzias.

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, për shkak të axhendës të ngjeshur të dy kryeministrave dhe shefave të diplomacive në ditët në vijim, media greke komenton se gjatë fundjavës ka mundësi që Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të takohen në Prespë, në territorin e Greqisë dhe të zyrtarizojnë atë që sot do të bisedohet në bisedën telefonike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews