Ballina Bota Mediat koreanoveriore: Takimi Trump-Kim, fitore e madhe

Mediat koreanoveriore: Takimi Trump-Kim, fitore e madhe

Koreja e Veriut e ka cilësuar takimin Trump-Kim Jong un si një fitore të madhe për vendin me median shtetërore që raportojnë se SHBA do të heqë sanksionet.

Dy liderët u takuan të martën duke nënshkruar edhe një deklaratë të shkurtër mbi denuklearizimin dhe reduktimin e tensioneve. Por Trump tha më pas se sanksionet do të mbeten në fuqi për momentin dhe do të hiqen vetëm kur armët bërthamore të mos jenë më një faktor.

Ai po ashtu njoftoi për fundin e papritur të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Lëvizja, prej kohësh e kërkuar nga Peniani, është konsideruar si një lëshim i madh ndaj Koresë së Veriut dhe duket se i gjeti të papërgatitur acetatët e SHBA në rajon.

Pentagoni që atëherë është përpjekur të sigurojë aleatët e tij për angazhimet e palëkundura mbi sigurinë. Media koreanoveriore është rreptësisht e kontrolluar nga qeveria dhe raporton vetëm pozitivisht për aktivitetet zyrtare.

Ajo rrallë herë raporton për aktivitetet e liderit Kim Jong un në kohë reale. Por, takimi i të martës në Singapor, ishte në faqet e para të gazetave të mërkurën, me imazhe të shumta të Kim përkrah Donald Trump.

Një prej tyre e quante samitin, takimi i shekullit. Agjencia shtetërore e lajmeve publikoi një artikull entuziast në anglisht, duke i cilësuar bisedimet si një ndarje historike me të shkuarën. Ndërkohë, shumë vëzhgues perëndimorë kanë thënë se marrëveshja e arritur në samit, përmban lëshime domethënëse nga ana e SHBA ndërsa nuk ka asnjë angazhim të ri nga Koreja e Veriut dhe as detaje se si denuklearizimi do të arrihet./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews