Ballina Aktualitet Lajme Mediat serbe: Vuçiç ka refuzuar “planin amerikan” për Kosovën

Mediat serbe: Vuçiç ka refuzuar “planin amerikan” për Kosovën

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë një dokument pune, lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës i njohur si “paketa amerikane”.

Sipas gazetës së Beogradit, Vuçiq e ka vlerësuar këtë dokument të padenjë dhe të papranueshëm për Serbinë dhe të njëjtin nuk ka dashur as ta nxjerr në opinion, përcjell Telegrafi.

“Ekzistencën e këtij dokumenti ‘non paper”, i cila u dërgua së fundmi përmes kanalet diplomatike joformale në Presidencën e Serbisë, u konfirmua të shtunën edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke shpresuar se Beogradi do të pranojë atë letër, e cila kërkon që në mënyrë indirekte por praktike Serbia ta njoh Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Siç thuhet, “përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u janë prezantuar katër shtylla të marrëveshjes historike, kurse nga Prishtina kanë mbërritur zërat se zgjidhja e çështjeve të hapura bilaterale mes dy vendeve është njohja reciproke, dhe se pikërisht kjo është në letrën, të cilën e ka në duar Beogradi”.

Gazeta serbe pretendon se i ka siguruar katër pikat e “pakos amerikane”, të cilat ia ka dorëzuar presidentit serb.

“Asociacioni i Komunave serbe merr fuqi të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës. Asociacioni do të ishte i lidhur ngushtë me zv/kryeministrin e Kosovës, që do të ishte nga radhët e komunitetit serb, e që do të ishte kontrollues i kësaj bashkësie”, janë dy pikat e para, të prezantuara në artikullin e gezetës serbe.

Më tej thuhet se, Serbia nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Beogradi duhet të mundësojë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, dhe OKB-së. Në qoftë se Serbia bie dakord me këtë paketë, do të ishte në gjendje të hyjë në BE dhe SHBA do të mbështeste në aspektin ekonomik dhe politikën ndërkombëtare”, thuhet në dy pikat e tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews