Ballina Bota Mega operacion në Itali, sekuestrohen 10 ton hashash në një anije

Mega operacion në Itali, sekuestrohen 10 ton hashash në një anije

Policia italiane ka sekuestruar 10 tonë hashash në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në pranga janë vënë 9 persona, anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta.

Operacioni i policisë italine ka monitoruar për 40 orë rresht anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.

Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.

Në portin e Catanias autoritetet italaine do të mbajnë një konferencë shtypi ku do të zbardhin detajet e këtij operacioni.

@tn.lajmelokale
@tetovanews