Ballina Bota Merkel shpalos idetë për reformimin e eurozonës

Merkel shpalos idetë për reformimin e eurozonës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel detajoi sot për herë të parë përgjigjen e saj ndaj Emmanuel Macron mbi reformimin e eurozonës, duke pranuar një buxhet investimesh dhe duke mbështetur krijimin e një Fondi Monetar Europian.

“Ne kemi nevojë për më shumë konvergjencë ekonomike mes shteteve anëtare brenda eurozonës”, deklaroi kancelarja gjermane në një intervistë të publikuar nga e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Për këtë arsye ne kemi propozuar një buxhet investimesh për eurozonën në kontratën e koalicionit të qeverisë së re gjermane mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Dhe jam pro kësaj”, shtoi Angela Merkel.

Kancelarja për sa i përket shumës foli për një shifër të limituar në dy shifra në miliardë euro, ose disa dhjetëra miliardë euro.

Megjithatë këto deklarata mbeten ende largë dëshirave të presidentit francez, i cili ka propozuar një buxhet të zonës euro./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews