Ballina Aktualitet Lajme Micotakis: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen

Micotakis: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen

Kirjakos Micotakis, në intervistë për televizionin grek “Skaj”, edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes dhe do të votojë kundër.

“Kundërshtimi ynë kryesor për marrëveshjen është fakti që zotëri Cipras bëri lëshime për diçka që asnjë qeveri paraprake nuk dëshironte të flet, për gjuhën dhe për nacionalitetin. Gjegjësisht për esencën e irredentizmit”, thotë Micotakis.

Në pyetjen se në qoftë se marrëveshja i përmbante termet “qytetarë të Maqedonisë Veriore” dhe “gjuhë maqedonoveriore”, do të ishte i pranueshëm për Demokracinë e Re, Micotakis thotë se “kjo sigurt do të ishte hap në drejtim të duhur”.

“Marrëveshjen që e nënshkroi zotëri Koxias tërësisht bëri lëshime për gjuhën dhe nacionalitetin e fqinjëve tanë verior, maqedonasit, siç ata tani vetëquhen. Për shkak se ata e kanë të drejtën të vetëquhen, jo vetëm që të vetëvendosin, por edhe juridikisht të përcaktohen si maqedonas”, shtoi Micotakis.

Siç deklaroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lideri i Demokracisë së Re, në intervistë për “Skaj”, tha se pas vizitës së tij në veri të Greqisë, ajo që në mënyrë plotësuese hap çështje është përdorimi tregtar. Micotakis shpjegoi se ka biseduar me kompani që e përdorin mbiemrin “maqedonas” që ta përcaktojnë emrin e kompanisë.

“Çfarë do të bëjmë? Do të presim pesë vite që të zgjidhen këto konteste tregtare? Me fjalë të tjera, marrëveshja, përveç çështjes kryesore me nacionalitetin dhe gjuhën ka edhe shumë probleme të tjera. Dhe t’ju them edhe diçka. Pse aq shpejtim? Pse aq shpejtim që të nënshkruhet tani marrëveshja?”, thotë kryetari i Demokracisë së Re.

Micotakis shpjegon se në qoftë se mbaheshin zgjedhje siç ai ka kërkuar në dy vitet e kaluara, atëherë si kryeministër nuk do ta pranonte marrëveshjen konkrete.

“Do të negocioja, por këtë marrëveshje nuk do ta pranoja. Dhe nëse duhej të mos dakordohem, nuk do të dakordohesha. Nuk ishim të obliguar që me çdo çmim të gjejmë tani zgjidhje e cila u përshtatet shkupjanëve, më shumë se sa që na përshtatet neve”, thotë Micotakis për TV “Skaj”, transmeton MIA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews