Ballina Aktualitet Lajme Negociatat me Greqinë, Bushati këtë javë takohet me Kotzias

Negociatat me Greqinë, Bushati këtë javë takohet me Kotzias

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Berati ka thënë se këtë javë do të takohet me homologun e tij të Greqisë, Nikos Kotzias.

Njëkohësisht ai tha se paralelisht do të zhvillohet edhe takimi me grupin e negociatorëve.

Një ditë më parë, Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë foli edhe për Shqipërinë. Ai i tha gazetarëve grekë se “muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”.

Sipas këtyre deklaratave, ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama./oranews/

@tn.lajmelokale
@tetovanews