Ballina Aktualitet Rajoni Peshkopi serb bën thirrje për ta kthyer Kosovën me luftë në Serbi...

Peshkopi serb bën thirrje për ta kthyer Kosovën me luftë në Serbi (VIDEO)

Çdo vit kur serbët festojnë në Gazimestan del ndonjë zyrtar i shtetit të Serbisë apo klerik fetar me ndonjë deklaratë që nxitë urrejtje apo kërcënon shqiptarët.

Sot Peshkopi Atanasije Jevtiq bëri thirrje për ta kthyer Kosovën me luftë në Serbi.

Ai shkoi edhe më larg me deklarata kur tha se Ballkani po turqizohet ndërsa u nervozua keq kur Klan Kosova e pyeti nëse ato që tha janë provokime.

Pos në Gazimestan, Vidovdani u shënua herët paradite edhe me një liturgji në Manastirin e Graçanicës.

Aty foli, Amfilohije, i njohur si mitropoliti i Malit të Zi. Ai u shfaq agresiv dhe kërcënoi krerët e shtetit serb që kanë paralajmëruar se do të thërrasin referendum për Kosovën. /KlanKosova/

@tn.lajmelokale
@tetovanews