Ballina Aktualitet Rajoni Prag katastrofe në Greqi, uji vërshon rrugëve dhe rrëmben ç’të gjejë (VIDEO)

Prag katastrofe në Greqi, uji vërshon rrugëve dhe rrëmben ç’të gjejë (VIDEO)

Zona të tëra janë pushtuar nga uji në qytetin e Mandras në Greqi duke bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.

Shirat e djeshëm kanë shkaktuar prurje të mëdha uji, i cili ka vërshuar në rrugë duke prishur ç’të gjente para, raporton Albeu.com.

Mediat greke bëjnë me dije se dëmët janë të mëdha në zonat e prekura, ndërsa për fat të mirë nuk ka të dhëna për viktima deri më tani.

Pamjet e ujit që vërshon si lum në rrugë janë shpërndarë në të gjithë Greqinë duke rikujtuar përbytjet e disa muajve më parë në të njëjtën zonë.

24 persona ndërruan jetën gjatë përmbytjeve të nëntorit të shkuar në zonën e Mandras kur uji vërshoi pikërisht si dje. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews