Ballina Bota Putin vlerëson ‘autoritetin e madh politik’ të Erdoganit

Putin vlerëson ‘autoritetin e madh politik’ të Erdoganit

Presidenti rus, Vladimir Putin, përgëzoi të hënën presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale nëpërmjet një telefonate, pasi ha se rezultati tregoi “autoritetin e madh politik” të kreut turk dhe mbështetjen masive.

Në thirrjen Putin dhe Erdogan konfirmuan interesin e tyre për “thellimin e lidhjeve të partneritetit midis dy vendeve”, tha Kremlini, duke veçuar projekte prioritare si tubacioni i gazit TurkStream dhe centrali i parë bërthamor i Turqisë që po ndërtohet nga pala ruse.

Në një telegram të hënën, Putin pat “theksuar se rezultatet e votimit flasin plotësisht për autoritetin e madh politik të Rexhep Tajip Erdoganit (dhe) mbështetjen masive të kursit të kryer nën udhëheqjen e tij për të zgjidhur detyrat e ngutshme sociale dhe ekonomike të Turqisë dhe rolin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

Erdogan, i cili ka dominuar politikën e Turqisë për një dekadë e gjysmë, fitoi zgjedhjet edhe për 5 vjet të tjera tanimë si president i gjithëpushtetshëm, ndërsa opozita ngriti pikëpyetje për zhvillimin e votimeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews