Ballina Bota Qiproja mbulohet nga bora, e gjitha ndodhi brenda pak minutave (Video)

Qiproja mbulohet nga bora, e gjitha ndodhi brenda pak minutave (Video)

Moti i ligë ka prekur javën e kaluar malet Troodos në Qipro, ku në një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale duket pothuajse e pamundur marrë parasysh në muajin që jemi.

Aty shihet duke rënë borë dhe se rrugët janë të mbuluara me të bardha, derisa shoferët bëjnë kujdes derisa lëvizin me vetura, transmeton Telegrafi.

Një qytet i vogël në Qipro është shndërruar për disa minuta në një pistë skijimi, ku trashësia e borës arriti në shtatë centimetra. Gjithashtu, temperaturat që mbretëronin në 20 gradë celsius, për disa minuta kanë rënë në 5.

Mot i ngjashëm javëve të fundit ka prekur vende të ndryshme të Evropës, ku erërat, shiu i rrëmbyeshëm e madje flluskat e borës ndikuan në bllokimin e disa rrugëve të metropoleve. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews