Një ushtar britanik i origjinës sikh, pra indian, është bërë ushtari i parë i veshur me një turban tradicional gjatë marshimit ceremonial të Gardës Mbretërore.
Singh Lall, 22-vjeçar nga Leicester, do të mbetet i gdhendur në histori si njeriu i parë me një turban që u rreshtua në radhën e rojeve mbretërore.
“Shpresoj se shumë njerëz si unë, jo vetëm anëtarë të komunitetit sikh, por edhe ato të feve të tjera dhe me prejardhje të ndryshme, të inkurajohen për t’u bashkuar me ushtrinë”, tha Lall.
Ai kishte veshur një turban të zi që përkujton kapelat e njohura të mëdha të zeza të Gardës Mbretërore Britanike, duke sjellë kështu një risi të pazakontë në një nga Rojet më të njohura të botës.
Lall iu bashkua Ushtrinsëë Britanike në 2016. Edhe pse ai lindi në Indi, ai mbërriti në Britani të Madhe si një fëmijë dhe beson se nuk ka krenari më të madhe sesa t’i shërbejë mbretëreshës britanike.
“Për mua, të jem njeriu i parë që vesh një turban në Gardën Mbretërore të Britanisë së Madhe është një arritje e madhe, dhe unë shpresoj që këtë arritje ta shijojnë dhe të tjerë pas meje. Nëna ime qau kur më pa dhe e gjithë familja është shumë krenare për fatin tim”, tha Lall.(tesheshi)