Ballina Bota Rezidencën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un s’e keni...

Rezidencën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un s’e keni parë kurrë kaq afër (Foto)

KOREJA E VERIUT- Kim Jong Un është një ndër liderët më të fuqishëm në botë. Për jetën private të liderit të Koresë së Veriut në media flitet shumë pak po ashtu e për mënyrën se si ai jeton.

Ditën e sotme Daily Mail ka publikuar disa foto të rezidencës ku jeton Kim Jong Un. Rezidenca ndodhet në një zonë të panjohur afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyang.

Edhe pse ai nuk shfaqet asnjëherë lideri koreano verior jeton mes luksit. Rezidenca sic e shihni dhe nga fotot është tepër moderne e kompletuar me pishina, kopshte lulesh etj.

Fotografi që ka arritur të bëjë këto foto është gazetari rus Valery Sharifulin, i cili pati “nderin” të jetë në këtë rezidencë për të cilën gjithmonë kanë folur, por kurrë nuk kanë pasur rastin ta shohin.

Edhe pse Kim Jong-un ka disa vila, është vërtetë vështirë të fotografohen apo t’iu afrohet dikush kaq afër. Kjo për faktin se masat e sigurisë janë aq të rrepta dhe askush nuk lejohet të kalojë brenda tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews