Ballina Bota REZULTATET LIVE/A është Erdogani pranë një fitoreje të re?

REZULTATET LIVE/A është Erdogani pranë një fitoreje të re?

Zgjedhjet në Turqi përfunduan, ka nisur numërimi i votave. Presidenti Erdogan flet për një “revolucion demokratik”. Opozita publikon shifra të saj.

Pas numërimit të më pak se 70 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan kryeson. Por përparësia e tij po rrudhet, bën të ditur Spiegel në botimin online.
Kandidati i partisë islamike-konservatore Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka mbledhur pas numërimit të rreth 70 përqind të votave 55,2 përqind të tyre. Këtë e bën të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Sfiduesi më i madh i Erdoganit, Muharrem Ince i partisë opozitare CHP, sipas këtyre të dhënave ka zënë vendin e dytë, me 29,7 përqind të votave. Por nëse Erdogani e humbet shumicën absolute dhe merr në fund më pak se 50 përqind të votave, ai duhet ta kalojë në 8 korrik në balotazh kundër kandidatit që do të zërë vendin e dytë.

Partia pro Kurde HDP e ka kaluar kufirin e 10 % të votave që duhen për në parlament, por nuk janë numëruar të gjitha votat. I habitshëm është për disa vëzhgues suksesi i partisë MHP (nacionalistë të djathtë). Sipas sondazheve, kjo parti pritej të merrte 5-7 përqind të votave. Por deri tani ajo ka siguruar 11 përqind. Ky fakt fiton rëndësi sepse kjo parti është në aleancë me AKP-në e Erdoganit.

Në qendrën e CHP në Stamboll është përhapur deziluzionim, për shkak të numrit të vogël të votave të siguruar deri tani. Opozita ka publikuar shifra të saj, duke qenë se ajo nuk u beson shifrave të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Shifrat i publikoi “platforma për zgjedhje korrekte” Adil Seçim, organizata ombrellë e të gjithë vëzhguesve të partive opozitare dhe organizatave civile në lokalet zgjedhore.
Sipas opozitës së cituar nga Zeit online, deri para një ore në Turqi qenë numëruar vetëm 12 përqind e votave. Erdogani kishte arritur të merrte 43,51 përqind, sfiduesi Ince 33,92 përqind.

@tn.lajmelokale
@tetovanews