Ballina Bota “Rusi 2018”, shkatërrohet industria e markave falso miliona euroshe

“Rusi 2018”, shkatërrohet industria e markave falso miliona euroshe

Policia financiare italiane e qytetit të Torinos ka sekuestruar rreth 20 mijë artikuj sportiv të falsifikuar me simbolet e Kampionatit Botëror Rusi 2018.

Shumica e artikujve të sekuestruar janë uniformat sportive të falsifikuara të skuadrave kombëtare që marrin pjesë në këtë botëror e që shiteshin me vlerën 50 euro.

Financierët italianë me anë të operacionit të koduar “Botërori” kanë zbuluar një industri të vërtetë të markave sportive të falsifikuara e organizuar në laboratore e punishte prodhimi të ngritura në provincën e Torinos, Salernos, Rexhio Kalabrias, Firenze, Goriza, Matera e Foggia. Bluzat më të shitura ishin ato të Ronaldos e Mesit.

Nën hetim janë vënë 20 persona me akuzën e mashtrimit fiskal, falsifikim i markave tregtare e vjedhje.

Mes materialeve të sekuestuara janë dhe dhjetra bluze të skuadrës italiane Juventus me stemën e titullit të fundit kampion MI7H.

/Ora News.tv/