Ballina Bota Shërbimet sekrete amerikane: Koreja “po mashtron” Shtetet e Bashkuara

Shërbimet sekrete amerikane: Koreja “po mashtron” Shtetet e Bashkuara

Agjencisë e shërbimeve sekrete amerikane besojnë se Koreja e Veriut e ka rritur prodhimin e karburantit të nevojshëm për armët bërthamore në disa vende sekrete të shumëfishta gjatë muajve të fundit, e ndoshta po përpiqet ta fshehë një veprimtari të tillë teksa kërkon lëshime në bisedimet mbi çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ky është raportimi i “NBC News”, që citon disa zyrtarë amerikanë. Në raportin e së premtes, rrjeti informativ tha se, ajo që e përshkroi si vlerësimi i fundit i shërbimeve sekrete amerikane duket se po shkon kundër pritshmërisë së shprehur nga presidenti amerikan Donald Trump, që shkroi në “Twitter” pas samitit të paprecedentë të 12 qershorit me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Veriu komunist”.“NBC” ka cituar 5 zyrtarë amerikanë në kushtet e anonimitetit të shprehen se gjatë muajve të fundit, Koreja e Veriut ka përshkallëzuar prodhimin e uraniumit të pasuruar për armët bërthamore, edhe pse është angazhuar në bisedime diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti citon zyrtarët të thonë se vlerësimi i shërbimeve sekrete arrin në konkluzionin se Koreja e Veriut ka më shumë sesa një vend sekret bërthamor, përveç mjediseve të njohura të prodhimit në Yongbyon.

“Ka prova absolutisht të qarta se ata po përpiqen të mashtrojnë Shtetet e Bashkuara”, citohet të jetë shprehur njëri prej zyrtarëve.

Gjithsesi, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) refuzoi të komentonte raportin e “NBC”. Departamenti i Shtetit, ndërkohë, tha se nuk mund ta konfirmojë dhe as të komentojë çështjet e shërbimeve sekrete. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj gjithashtu kërkesës për komente.