Ballina Bota Shkoi për të takuar 14-vjeçaren, nëna qëllon me armë të riun

Shkoi për të takuar 14-vjeçaren, nëna qëllon me armë të riun

Një nënë nga Virxhinia ka qëlluar një burrë që udhëtoi nga Zelanda e Re për të takuar një vajzë 14-vjeçare që e kishte njohur në internet.

Troy George Skinner mbërrti në shtëpinë e vajzës dhe kishe marrë me vete një thikë, sprai me piper si edhe një ngjitëse sipas policisë së Qarkut Goochland.

25-vjeçari kishte thyer derën e xhamit dhe po hynte brenda në shtëpi kur nëna e vajzës e qëlloi me pistoletë, duke e goditur në qafë. Por ai arriti që të mbijetojë.

Skinner kishet folur me vajzën disa herë në Discord, një platformë dhe chat për persona që luajnë online. Pas disa muajsh, 14-vjeçarja nuk i kishte shkruajtur më, pavarësisht përpjekjeve të Skinner për të vazhduar kontaktin.

“Ai nuk ishte i ftuar, vajza i kishte thënë se nuk donte të komunikonte më me të,”-deklaroi policia.” Nëna e saj nuk kishte dijeni për komunikimin midis tyre.”

Pasi ndaluan së foluri në internet, Skinner ndërmorri një udhëtim të gjatë për të shkuar në shtëpinë e saj duke fluturuar nga Auckland në Sidney, më pas në Los Angeles, në Washington dhe në fund mori një autobus për në Richmond.

“Kjo nuk ishte e rastësishme, kjo nuk ishte spontane, kjo ishte diçka shumë se e planifikuar,”-shtoi policia.

25-vjeçari pastaj bleu thikën dhe ngjitësin në një dyqan Walmart. I armatosur me thikë dhe i veshur me të zeza iu drejtua shtëpisë së vajzës.

Por nëna e 14-vjeçares ishte duke pikturuar në shtëpi kur dëgjoi trokitjen në derë. Kur ajo nuk iu përgjigj Skinner shkoi te dera e pasme, përmes së cilës e vuri re nënën brenda.

“Kam nevojë për ndihmë, kam bërë 30 milje për të arritur deri këtu,”-i tha ai përmes derës.

Skinner më pas mori një tullë dhe gjuajti derën e xhamit, ndërsa nëna e paralajmëronte vazhdimisht se kishte një armë.

Por ndërsa ai u fut brenda përmes xhamit të thyer, gruaja e qëlloi dy herë duke e goditur në qafë.

Policia arriti në vendin e ngjarjes dhe dërgoi të riun në spital ku edhe po merr shërbim mjekësor. Shanset janë që ai të mbijetojë.

“Ai nuk është viktimë,”-tha policia. “Kjo zonjë dhe anëtarët e familjes së saj janë viktima.”

Një nga miqtë e Skinner tha për New Zealand Herald se ishte i tronditur nga lajmet.

“Ky ishte djali i fundit që prisja të bënte diçka të tillë,”-tha Shamar Singh, i cili ka qenë shok me Skinner për tetë vjet.

Sipas Herald, Skinner i kishte kërkuar hua disa qindra dollarë Singh dy javë më parë, duke pretenduar se po shkontë për të vizituar një mik që po vdiste jashtë shtetit.

Singh tha se Skinner nuk kishte probleme me ligjin. Policia tha për CNN se ai do futej në burg pasi të dilte nga spitali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews