Ballina Bota Shpërthen frikshëm vullkani: 25 të vdekur e qindra të lënduar për pak...

Shpërthen frikshëm vullkani: 25 të vdekur e qindra të lënduar për pak kohë

Presidenti i Guatemalës po konsideron shpalljen e gjendjes emergjente pas shpërthimit të vullkanit Fuego

Të paktën 25 njerëz, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë dhe rreth 300 janë lënduar të Dielën në shpërthimin më të dhunshëm të vullkanit Fuego në më shumë se katër dekada, thonë zyrtarët, transmeton Periskopi.

Vullkani Fuego, emri i të cilit në shqip bën “zjarri”, e volli një llavë tetë kilometërshe dhe e nxorri një tym të trashë e të zi dhe hi që ranë si shi në kryeqytet dhe në rajone tjera.

Kjo është hera e dytë që ky vullkan ka shpërthyer brenda këtij viti. Kësaj here, shpërthimi ka bërë që të mbyller aeroporti ndërkombëtar “La Aurora”, raporton Guardian, transmeton Periskopi.

Punëtorët dhe turistët janë evakuar. Zyrtarët e shtetit iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbesin të qetë. /Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews