Ballina Aktualitet Lajme Shqipëri, Përqafime dhe lule për gjyqtaren që kaloi me sukses vetingun

Shqipëri, Përqafime dhe lule për gjyqtaren që kaloi me sukses vetingun

Ishte vërtetë për tu festuar. Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu, kaloi sot me sukses procesin e Vettingut, dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të Marcela Shehut me funksion gjyqtare pranë Gjykatës Gjyqësore të Rrethit Kurbin.

Dhe ky rezultat duhej festuar me lule e përqafime nga familjarët.

Siç shihet dhe nga fotot, Marçela Shehu është pritur jashtë nga djali i saj i vogël dhe motra, të cilët i dhurojnë puthje dhe lule pas vendimit të KPK-së.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, Shehu rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional. /oranews.tv/

Artikulli paraprakÇka është depresioni, epidemia që po zhduk njerëzit?
Artikulli tjetërSIGURIA NË KOMUNIKACION: MAQEDONIA NGEC NË KRAHASIM ME VENDET EVROPIANE