Ballina Aktualitet Lajme Shqipëria do të ndalojë përdorimin e qeseve të plastikës

Shqipëria do të ndalojë përdorimin e qeseve të plastikës

Qeveria e Shqipërisë do të ndërmarrë një nismë për të ndaluar rreptësisht përdorimin e qeseve të plastikës të çdo lloji. Nga qyteti i Durrësit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ndërmarrë këtë iniciativë ku do të ndalohet dhe futja e qeseve plastikës edhe nga rrugët ajrore dhe detare.

“Nuk mund të hyjnë as në avion as në rrugë detare, as ajrore. Nëse nuk do të presim me shpatë këtë nyjë gordiane që rrezikon të degradojë vit pas viti ujin dhe tokën. Helmet që prodhon ajo fushë plehrash, që ti thuash fushë plehrash i bën nder të madh..- tha Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews