Ballina Bota Spanjë, ish kryeministri Rajoy i jep lamtumirën skenës politike

Spanjë, ish kryeministri Rajoy i jep lamtumirën skenës politike

Ish-kryeministri i Sanjës, Mariano Rajoy, deklaroi me lot në sy gjatë një konference për shtyp, se ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Popullore si dhe do të largohej përfundimisht nga skena politike.

Lajmi është konfirmuar dhe nga e përditshmja spanjolle El Pais, e cila shton se tashmë nis një fazë tranzicioni, e drejtuar nga kryetari në largim, me organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë për të zgjedhur kryetarin e ri. Rajoy në fjalën e tij u shpreh se Partia Popullore, duhet të vazhdojë progresin nën drejtimin e dikujt tjetër./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews