Ballina Bota Studimi/ Më shumë se gjysma e ushtarëve izraelitë përdorin drogë

Studimi/ Më shumë se gjysma e ushtarëve izraelitë përdorin drogë

Më shumë se gjysma e ushtarëve izraelitë kanë përdorur drogë të paktën një herë vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimeve të Agjencisë izraelite për Luftimin e Drogës (IADA), theksohet se përdorimi i drogës në mesin e ushtarëve izraelitë po bëhet gjithnjë e më i përhapur.

Bëhet e ditur se sipas hulumtimit, 54,3 për qind e ushtarëve që shërbejnë në ushtrinë izraelite vitin e kaluar kanë përdorur lëndë narkotike të paktën një herë.

Ndërsa vetëm muajin e kaluar theksohet se përqindja e ushtarëve që kanë përdorur drogë ka qenë më shumë se 40 për qind.

IADA ka tërhequr vëmendjen se përdorimi i drogës në mesin e ushtarëve izraelitë vitin e kaluar ka shënuar një rritje me 11 për qind në krahasim me vitin 2009.

Përdorimi i drogës nga ushtarët në ushtrinë izraelite deri në vitin e kaluar është konsideruar si një krim dhe zbatoheshin disa dënime, duke përfshirë edhe dënimin me burg.

Ushtria izraelite që nga janari 2017 ka vendosur që në vend të dënimit me burg të jepet masë disiplinore për përdorimin e drogës me kushtin që ajo të mos përdoret më shumë se 5 herë jashtë bazave ku ushtarët kryejnë detyrën e tyre.

Ekspertët thonë se vendimi është marrë për t’i shpëtuar ushtarakët nga barra financiare të shkaktuar nga hetimet kundër tyre për përdorimin e drogës, por edhe për t’i dhënë ushtarëve një shans të dytë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews