Ballina Bota ”Sunday Times”: ”Apokalips” mallrash pas Brexit-it

”Sunday Times”: ”Apokalips” mallrash pas Brexit-it

Qyteti i Londrës po përgatitet të kalojë në kaos, pasi më 29 mars 2019 Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja, sipas gjasave, pa një marrëveshje të mundshme.

Sipas një ”skenari apokaliptik’’ të krijuar nga funksionarë të qeverisë për ministrin e Brexit David Davis, brenda dy javësh do të ketë mungesa të theksuara ilaçesh,karburantesh dhe ushqimesh, thekson gazeta ”Sunday Times”.

Qeveria po merr të gjitha masat për këtë emergjencë dhe parashikon një rënie të fluksit të mallrave në portin e Doverit, që ditën e parë të Brexit.

Muajin e kaluar, funksionarë të ministrisë së Davis, bashkë me kolegët e shëndetësisë dhe trasporteve kanë përgatitur tri skenarë për një Brexit pa marrëveshje.

I pari reflekton një situatë të quajtur ”mit”, i dyti një situatë ”serioze” dhe i treti ”apokalips”.

Në skenarin e dytë, sipas së përjavshmes, porti i Doverit do të zbrazet që ditën e parë.

Supermarketet e Skocisë dhe Cornovaglias do të mbarojnë ushqimet në disa ditë dhe spitalet do të mbarojnë ilaçet brenda dy javësh.

Për këtë skenar, thotë gazeta, qeveria do të duhet të organizojë fluturime me charter ose të përdorë avionet e mbretërisë për të trasportuar ilaçe dhe ushqime në çdo cep të Britanisë.

Gjithashtu do t’i duhet të përballet me konsumin e benzinës, pasi brenda dy javësh do të mbarojë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews