Ballina Bota Tension para nisjes së Samitit të G7-ës në Kebek

Tension para nisjes së Samitit të G7-ës në Kebek

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa vjet.

Pak para takimit, lideri francez dhe ai kanadez janë përplasur me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me tarifat tregtare, të cilat pritet të mbizotërojnë agjendën e këtij samiti.

Trump që pritet të jetë i fundit që do të arrijë dhe i pari që do të largohet nga samiti, ka vendosur tarifa në importet e çelikut dhe alumnimit, të cilat kanë nxitur deklarata për hakmarrje nga partnerët tregtarë.

Në mesin e temave të tjera tensionuese janë edhe marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Samiti i G7-ës, në të cilin gjenden Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania, do të fillojë të premten në Kuebek./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews